
Një aksident fatal me dy të vdekur dhe dy të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ponoshec të Gjakovës në Kosovë pasi një automjet me targa shqiptare ka dalë nga korsia dhe është përplasur me mjetin që vinte përballë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nusret Gjurkaj, ka konfirmuar për mediat vendase se në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit dhe autoambulanca “Vozitësi i automjetit me targa të Shqipërisë, i cili si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, del në shiritin tjetër duke goditur veturën qe ishte duke lëvizur në shiritin e tij. Në vend ngjarje kanë dal zjarrfikësit dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjekësor kanë konstatuar vdekjen e dy personave, pasagjeri i tretë ka pësuar lëndime serioze, ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore”.
e.h/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/