Hetimi i Tires, konfiskohen kamerat në senatorium dhe kartelat mjekësore të gruas që vdiq

Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar  hetimet edhe mbi personelin mjekësor të spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi” në lidhje me paratë që sanitarja Tire Alldervishi kishte zhvatur vajzën e nje pacienteje duke i marrë 8 milionë lekë për t’i shërbyer nënës së vajzës, por nuk i dha as bukë.

Prokuroria  ka sekuestruar kamerat e sigurisë së spitalit për të parë se me kë kishte komunikim 58 vjecarja duke qenë se ajo nuk punonte si sanitare në pavionin ku ishte e shtuar pacientja që humbi jetën. Nga ana e prokurorisë janë sekuestruar edhe libri i shërbimeve për të parë se si ishin të ndara turnet dhe kush mjek dhe infermier ka pasur për detyrë të kujdesej për nënën e denoncueses.

Gjithashtu prokuroria ka marrë kartelën e mjekimeve që i janë bërë pacientes për ta krahasuar me recetat e ilaçeve që i janë bërë. Për të vërtetuar nëse i janë dhënë të njëjtat medikamente, që sanitarja i ka dhënë denoncueses.

Po ashtu prokuroria është duke administruar provat për të gjitha denoncimet e bëra publike, telefonatat e të tre grave për të faktuar nëse ka një skemë të mirëfilltë zhvatje. Pas kryerjes së këtyre verifikimeve organi i akuzës do të nisë me marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje