Acari vijon në të gjithë vendin, akull dhe temperatura deri ne -13 gradë

Vijon acari në Shqipëri.  Bregdeti dhe zonat e ulta do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira më të shpeshta shfaqen në zonat malore përgjatë kufirit lindor, deklarom Meteoalb.

“Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin duke sjellë ndonjë reshje të izoluar dëbore. Temperatura e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -13°C në 6°C”, njofton Metealb.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. m.d/DRONI.l/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje