ITALI/ I ati shqiptar abuzoi se*sualisht me të miturën 14 vjeçare

Një vajzë 14-vjeçare me origjinë shqiptare është abuzuar nga babai i saj në Treviso të Italisë.
46-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën rreth një vit, ndërsa ushtronte dhunë dhe ndaj bashkëshortes së tij.

Fillimisht ka qënë e ema që i është shprehur të bijës: “Dua të vdes, do vras veten”. Këto fjalë e kanë nxitur 14-vjeçaren për ti rrëfyer të gjithë ngjarjen e rëndë duke i kërkuar të mos e lërë vetëm me të atin.

Gruaja më pas vendos të hetojë dhe zbuloi të vërtetën e tmerrshme. Ajo nuk e kishte denocuar asnjëherë për dhunën që ai kishte ushtruar mbi të, por pas fjalës së të bijës ajo nuk ka hezituar ta bëjë një gjë të tillë.

Babai “monstër” u largua nga banesa, ndërsa gjykata vendosi një ndihmë sociale për të shoqen dhe fëmijët e tyre.

E mitura është shprehur se i ati në fillim e kishte ngacmuar duke e prekur me duar ndërsa më pas kishte abuzuar seksualisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje