VIDEO/ “Qeveria e Ramës si ajo e Nanos në 2004, na kanë kthyer pas”

Në vendet e BE, nëse ministri i infrastrukturës do të filmohej duke ngrënë biftek 1000$, ndërkohë që vendi i…

Posted by Belind Këlliçi on Wednesday, January 13, 2021

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi tha sot se nlse një ministër perëndimor do të kapej ne vizita e pushime luksoze në kushtet e emergjencës në vendin e tij do ishte shkarkuar në vend.

“Në vendet e BE, nëse ministri i infrastrukturës do të filmohej duke ngrënë biftek 1000$, ndërkohë që vendi i tij përmbytej me dy ditë shi, shkarkimi do të ishte në tavolinë të nesërmen. Në mos shkarkimi i menjëhershëm, dorëheqja do të ishte e padiskutuar. Po kjo ndodh me individët politikë që kanë vetëdije qytetare, mendësi politike europiane dhe mbi të gjitha, kur në fokus kanë qytetarët.

Na kanë kthyer pas në kohë. Mentaliteti i kësaj qeverie ka ngelur në vitin 2004. Edhe atëherë shqiptarët ishin në ujë dhe kryeministri socialist
harbohej në buzuqe greke”, deklaroi Këlliçi. /DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje