
Zvicra ka shtrënguar masat anti-covid për të shmangur kërcënimin e valës së tretë nga kornavirusit.
Në kuadër të masave të reja qeveria ka urdhëruar mbylljen e dyqaneve që shesin mallra jo thelbësore dhe urdhëroi që njerëzit të punojnë nga shtëpia.
Gjithashtu është vendosur mbyllja e restoranteve, palestrave dhe mjediseve kulturore për pesë javë deri në fund të shkurtit.
“Numrat e rasteve janë në nivele shumë të larta dhe ekziston rreziku që variantet e reja më infektuese të virusit të çojnë në një tjetër rritje të shpejtë të rasteve,” deklaroi ministri i shëndetësisë Alain Berset.
Zvicra numëron 490,358 raste të infktimit me Covid dhe 8,517 vdekje që nga fillimi i pandemisë Covid-19.
e.h/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/