Lezhë/ Kapen me 7.8 kg lendë narkotike, arrestohen 2 persona

Finalizohet operacioni policor i koduar “Skuraj”.

Arrestohen dy persona në Lezhë pasi i janë gjetur gjatë kontrollit në automjet 7.8 kg lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sativa.
Sipas njoftimit të policië behet me dije se shtetasit e arrestuar e A. F., 36 vjeç dhe F. M., 32 vjeç, janë të dy banues në fshatin Skuraj, Kurbin.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policië:

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Skuraj”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë, forcën e posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.
Sekuestrohen 7.8 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Vihen në pranga 2 shtetas.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skuraj”.
Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve A. F., 36 vjeç, banues në Lezhë dhe F. M., 32 vjeç, banues në fshatin Skuraj, Kurbin.

Në fshatin Skuraj, Kurbin, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar tip “Benz”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin A. F. dhe pasagjer shtetasin F. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 7.8 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve është bërë bllokimi i mjetit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. F. dhe F. M.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

l.b /DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje