LAJMI I FUNDIT/ Plumba në Milot, një i plagosur

Një person u plagos sot në Milot në rrethana ende të paqarta. Ai quhet Ylli Ibrahimi, 45 vjeç. Ibrahimi është dërguar në spital pa rrezik për humbjen e jetës.

Lezhë/Informacion paraprak:

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje