Kosovë, gruaja gjendet e vdekur në makinë

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit lajmëroi që një 56-vjeçare është gjetur e pajetë brenda një makinë në Partesh të Gjilanit, pasditen e sotme.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjindet një femër që dyshohet se është pa shenja jete. Ndihma parë ka shku në atë lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar,” tha Hashani.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së 56-vjeçaraes dhe trupi i saj është dërguar në morg ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

e.h/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje