Kosovë/ 299 raste të reja me Covid-19, humb jetën një person

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka humbur jetën një person dhe 299 raste të reja me Covid-19.

Sipas IKShPK dhe laboratoreve private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (82 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.567.

l.b /DRONI.al./

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje