Britania shënoi rekord në jetët e humbura Johnson thotë që masat po japin rezultate

Kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur se masat e izolimit kundër koronavirusit “kanë nisur të japin rezultat”, por nuk ka përjashtuar mundësinë e marrjes së masave shtesë në Angli.

Masat janë duke u rishikuar vazhdimisht u shpreh Johnson ndërsa shtoi që qendrat e vaksinimit do të nisin të funksionojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, sa më shpejt që është e mundur.

Më se 2.5 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid në këtë shtet dhe 412,167 banorë të kanë marrë edhe dozën e dytë.

Për shkak të masave në fuqi të izolimit, banorët e Anglisë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për arsye të domosdoshme.

Johnson gjatë fjalës së tij tha se “është ende shumë herët për të vendosur rreth lehtësimit të masave në mesin e muajit shkurt, duhet të punojmë shumë për të arritur aty”.

Ai e cilësoi një “tragjedi” faktin që shumë fëmijë e kanë pasur të pamundur frekuentimin e shkollave dhe se rihapja e tyre është “prioritet” i qeverisë.

e.h/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje