Britani, rekord viktimash. Numri më i lartë i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë

Britania tashmë është një ndër vendet europiane më në vështirësi për shkak të koronavirusit. Raporti i fundit i publikuar nga autoritetet shëndetësore britanike lidhur me Covid flet rreth një rekordi të ri për numrin e viktimave.

Në 24 orët e fundit rreth 1,564 persona kanë humbur jetën dhe janë infektuar 47,525 qytetarë.

Ky është numri më i madh i të vdekurve në Britani i shënuar që nga fillimi i pandemisë. Gjatë valës së parë, numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua më 21 prill me 1,166 vdekje.

e.h/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje