Bie qeveria, Italia drejt zgjedhjeve të reja?!

Bllokimi brenda qeverisë italiane është thelluar ditën e sotme. Renzi, i njohur dikur me nofkën “Rottamatore – Shkatërruesi” për shkak të reformës ambicioze planifikoi një konferencë shtypi për sot mbasdite që mund të shkaktojë fundin e qeverisë nëse dy ministrat e kabinetit të tij japin dorëheqjen siç pritet.

Pas disa javësh mosmarrëveshje rreth planit për shpenzimin e 209 miliardë eurove në grante dhe kredi me interes të ulët që Italia pret të marrë nga fondi i rimëkëmbjes së BE, qeveria arriti të miratojë planin e rimëkëmbjes post-pandemike të vendit të martën. Por në një takim të kabinetit natën vonë, dy ministra nga partia e vogël e ‘Renzi Italia Viva’, përgjegjëse për bujqësinë dhe familjen, abstenuan nga votimi dhe kërkuan ndryshime të reja thelbësore, që plani të përfshijë hyrjen në fondet pandemike të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit për të përmirësuar kujdesin shëndetësor.

Renzi tha në Rai3 TV të martën në mbrëmje se ndryshimet në planin e rimëkëmbjes ishin “në përmirësim” deri më tani, por të pamjaftueshme për ta mbajtur ‘Italia Viva’ të ecte pa fondet e ESM për shëndetin.

“Ministrat tanë, Elena Bonetti dhe Teresa Bellanova, nuk duan të jenë në qeveri. Nëse i doni ata në qeveri duhet të dëgjoni disa nga idetë e tyre, ”tha ai. “Unë nuk jam në dispozicion të jem bashkëpunëtor në harxhimin më të madh të parave publike në historinë e republikës.”

Në mes të një krize shëndetësore dhe ekonomike, pas humbjes më të madhe vjetore të jetëve në Itali që nga Lufta e Dytë Botërore, bllokimi është i pakuptueshëm për shumë votues pasi gjysma e tyre nuk i kuptojnë arsyet e krizës, sipas një sondazhi nga i cili rezulton që 7 në 10 persona besojnë se Renzi po vepron në interesin e tij personal.

Nëse Conte nuk do të mund të gjejë mbështetjen që i nevojitet, do të duhet t’i paraqesë dorëheqjen Presidentit Sergio Mattarella, i cili më pas do të hapë konsultime për të gjetur një kryeministër të ri, mbase me të njëjtën shumicë.

e.h/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje