Bardh Spahia: Edi Rama gënjeu shqiptarët, vendit i duhet ndryshim

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia në një postim nl video në facebook, rrëzon sipas tij, propagandën me shëndetësinë falas. Spahia u shpreh se Edi Rama gënjeu shqiptarët, vendit i duhet ndryshim.

“Edi Rama është një dështim. Në 8 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim. Shëndetësia falas ishte mashtrim.

Qytetarët e dinë se kjo është një qeveri që punon vetëm për vete. Spitalet janë në ditën e tyre më të keqe, pasi për 8 vjet qeveritarët i vodhën paratë për shëndetësinë dhe trefishuan pasurinë e tyre.

Qytetarët e duan ndryshimin. Me Lulzim Bashën, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët”, deklaron Spahia.

l.b /DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje