Pollo në stilin e Ali Asllanit, vargje për ministrat e Ramës te ‘Nusreti’: Në Dubai vanë/ Plackë mbrapa nuk lanë…

Ish deputeti Genc Pollo ka zgjedhur një formë tjetër për të shprehur zemërimin me qeveritarët që u drejtohen qosheve luksoze të globit, me shpenzime marramendëse dhe ne konflikt interesi, ndërkohë që vendi po përmbytet ndërsa mijëra qytetarë jetojnë në çadra.

Duke marrë ritmin e Ali Asllanit, Pollo ka shkruar disa vargje për Ahmetajn dhe Ballukun sëbashku me suitën e tyre.

Ja vargjet e Pollos:

Gjeni kush janë
Ata që po hanë

Kur shiu mbyt dynjanë?
Janë ore janë
rilindistët tanë
Në Dubai vanë
Plackë mbrapa nuk lanë

Ministrat në Dubai
Nusreti si saraj
As me kafe e as me çaj
Veç një hall kemi thonë pastaj
„Popullin tonë mos e ngaj!“

Gjeni kush janë Ata që po hanë Kur shiu mbyt dynjanë?Janë ore janë rilindistët tanë Në Dubai vanëPlackë mbrapa nuk lanë

Posted by Genc Pollo on Saturday, January 9, 2021

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje