Darka tek “Nusreti” edhe në konflikt interesi

Darka e shtrenjtë e zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare, në një ndër restorantët më të shtrenjtë ne Dubai eshte mbuluar me  mjegull edhe pas shpjegimit gjysmak të Ramës.

Ky i fundit tha se darka është dhënë nga mikpritësit ndërkohë që në tavolinë janë vetëm zyrtarët shqiptarë dhe biznesmenë të Tiranës që kanë kontrata të shumta me qeverinë dhe konkretisht me dy ministrat në tavolinë dhe nënkryetarin e Bashkisë.

Por edhe nesë darka është dhënë prej pronarit të restorantit, sërish është në konflikt interesi pasi pronari pritet të perfitojë një kontratë të madhe nga qeveria shqiptare që lidhet me Portin e Durrësit.

Darka nuk po shpjegohet edhe për faktin se atje ndodheshin edhe familjarë të zyrtarëve. Kështu në qendër të tavolinës është gruaja e Endri Fugës që dallohet qartë në video.

Nëse ajo ishte nje darkë e mikpritësve, si e tille ka protokoll. Duket qartë se tavolina e babëzisë nuk ka kurrfarë protokolli, bile as në vendosjen në tavolinë.

Konflikti i interesit është vepër penale dhe procedohet si e tillë. Ai është i lidhur ngushtë me korrupsionin. Përgjatë procesit të vetingut në drejtësi, raste të tilla larguan nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë karriere, qe ne fund nuk menaxhonin para publike si tavolina e babëzisë. SPAK duhet të hetojë darkën dhe të shqyrtojë bazuar në ligjin e konfliktit të interesit pjesëmarrësit në darkë. s.n/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje