Veliaj lejon shkaterrimin e një godine tjetër historike, çfarë po ndodh te vila e “Radio Tiranës”

Hiqen naten dyert dhe dritaret e nderteses historike te ish Radio Tiranes në të njëjtin skenar se si Erion Veliaj ka lene ne meshire te fatit dhe me pas ka pajisur me leje kulle ata qe shkatërrojne vlerat e kryeqytetit shqiptar. Furia anti-memorie nuk ka te ndalur, ka alarmuar forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Për ironi të fatit në sitin zyrtar të Bashkisë, jepet “biografia” e kësaj godine, si një pikë me interes për vizitorët, ku shkruhet:

“U ndërtua në vitin 1938 nga familja e pasur tiranase Kollçiu. Vila u sekuestrua me urdhër të Mbretit Zog dhe u përdor si qendra e Radio Tiranës deri më 1965. Vila është katër katëshe, ku njëri kat është nëndhe. Që në konceptimin fillestar të saj, vila është simetrike me dy hyrje kryesore dhe një tjetër nga mbrapa, që del në oborr. Vila është neoklasike për shkak të përdorimit të tri kolonave të orderit të madh në lartësinë e dy kateve. Ato janë pa bazë dhe kapitele të sterilizuara.”

Me këtë godinë siç dihet lidhet historia e Radio Tiranës, që për herë të parë në historinë e saj, ka nisur transmetimet më 28 Nëntor të vitit 1938, pesë muaj para pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Fillimisht Radio Tirana e kishte rezidencën e vet në një prej ambienteve të Bashkisë së atëhershme, por që aty nga fundi i vitit 1939, u transferua në ndërtesën e re në rrugën Kont Urani .e.k /DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje