MOTI/ Si do të jenë reshjet të dielën dhe të hënën, a do të vijë stuhia Filomena në Shqipëri

Moti me shi dhe borë për të dielën dhe të hënën është parashikuar nga Meteoalb. Reshjet do të jenë intensive deri në mesditën e së dielës nderkohe qe edhe të hënën ka ulje të temperaturave.

E diel, 10 Janar 2021

Territori shqiptar do te ketë vranesira te shumta, te cilat do te gjenerojne reshje shiu ne pjesen me te madhe te vendit dhe reshje debore ne zonat malore gjate paradites. Ndersa mesdita do te sjelle permiresim te perkohshem te motit, pasi reshjet rikthehen gjate mbremjes, ku me te theksuara do te jene ne zonat Qendrore dhe Veriore.

Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 13°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtesi 45 – 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë.

E hene, 11 Janar 2021

Sipas MeteoAlb: Deri ne oret e mesdites vendi yne do te jete me vranesira te shpeshta te cilat do te sjellin reshje te pakta. Ndersa ne oret e pasdites dhe mbremjes parashikohet qe kushtet e motit te permiresohen gradualisht ne territor. Temperaturat e ajrit do te rriten në mëngjes, POR do te ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 12°C.

Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

Parashikimi për stuhinë Filomena:

Stuhia Filomena e cila prej ditësh ka mbërthyer Madridin, pritet të mbërrijë në Shqipëri në fillim të javës që vjen, sipas meteorologëve në Britaninë e Madhe, raporton BBC.

Stuhia pritet të lëvizë drejt Europës Lindore, kryesisht në Ballkan. Gjatë javës së dytë të Janarit në këto zona do të ketë reshje të mëdha shiu dhe dëbore. Zonat që do të preken fillimisht do të jenë Shqipëria dhe Greqia, ndërsa më pas edhe pjesa qendrore e Ballkanit. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje