Ministra dhe këshilltarë, darkë luksoze në Dubai, zemërim në Tiranë për krekosjen e Ballukut, Ahmetajt, Fugës

18 zyrtarë mes tyre dhe dy ministra, biznesmenë, keshilltari i kryeministrit Rama për imazhin, Endri Fuga dhe n/kryetari i Bashkisë së Tiranës, Samir Mane u fotografuan duke kaluar një mbrëmje luksoze në Dubai.

Arben Ahmetaj, Arbjan Mazniku, Belinda Balluku,  Endri Fuga dhe shoqëruesit e tyre darkuan në restorantin e njohur në të gjithë botën “Nusret”.

Anëtatët e qeverisë Rama u nisën drejt Dubait për takime me zyrtarë të vendit, mes tyre edhe me pronarin e EMAAR, biznesmenin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.
Sheiku Mohamed Ali Alabbar është personi që do të investojë për ndërtimin e 2000 shtëpive të reja, në Durrës dhe Spitallë.
Publikimi i fotove ne mbrëmjen kuksoze teksa vendi është i përmbytur ka zgjiar zemërim tek përdoruesit e rrjeteve sociale.

Video është gjetur në instagramin e restorant Nusreti.

/DRONI.al/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje