Rama ekspozon avionin ‘privat’ në aeroportin e Athinës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Greqi ndërsa ka postuar një foto në tuiter duke zbritur në shkallët e një avioni të air Albania.

“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis,për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid19;forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve;bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, shkruan Rama ndërkohë që nuk ka hezituar të tregojë se po fluturon me avion personal.

Udhëtimet e tij më air Albania janë kthyer në rutinë ndërkohë që mban në bord vetëm katër pesë persona. Avioni është ndërkontinental dhe ka shumë shpenzime udhëtimi, vec karburantit, janë edhe taksat që paguan në aeroporte për parkim.

Luksi në udhëtime i Ramës shkon në një linjë me luksin e tij të përditshëm, me veshjet ë shtrenjta dhe kortezi të kushtueshem edhe kur udhëton brenda vendit./DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje