Endrit të Nismës Thurje i bie bateria gjatë intervistës, gallatë tek Opinion

Edhe ndodh dhe nuk ke faj. Por kjo mund të të bëjë dëm nëse sapo ke nisur politikën.

Endri Shabani ka patur një incident teksa fliste për politikën në Shqipëri. Në një lidhje me “Skype”, në ‘Opinion”, Shabanit iu fik laptopi dhe i la intervistën në gjysmë.

Kjo gjë u mor me shumë batuta nga ana e gazetarit Blendi Fevziu. Ky i fundit tha se nëse e lë bateria në mes të intervistës, as nuk duhet imagjinuar se çfarë mund të ndodhë me lëvizjen ‘Nisma Thurje’, pjesë e të cilës është edhe Shabani.

“Shaban, tu karikua? O bobo, po të la bateria në mes të intervistës, keq e ka punën partia kështu,”– tha Fevziu, ndërsa Shabani qeshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje