TEKSTI DHE VIDEO/ Kujtim Prodani, kënga që bëri për covidin në prill të 2020

Kujtim Prodani i dedikoi në prill një këngë sëmundjes sl covid me titull “Ju flet Corona”!

Kënga u publikua një muaj pasi virusi hyri në Shqipëri.  Teksti është i shkruar nga ai vetë, teksa e ka shoqëruar edhe me një video klip, ku mbanë doreza dhe maskë.

Teksti i këngës:

Ju flet Corona..!

Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta
Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie
As dashurinë ta ndash në vakte racionale
Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.  

I mësove të gjitha si në lojra fëmijërie
Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars!
Trenin, avionin, raketat dhe poezitë
Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.

E tani, rregulloren e vetmisë studion
I flakur në shtrat gjersa mendja fiket
Formulat magjike ti sjell ndërmend
Të zbulosh, në dëshpërim, prej meje si iket.

Dhe unë të shoh nga larg, të shoh edhe nga afër
Ashtu të trembur si në klasën e parë
Hyj brenda teje, syrin t’shkel si gringo
Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal!

Por frymën ma ndal pika jote e lotit
Fryma e nxehtë e të dashurës që të pret
Frymën ma ndal enigmë e shpirtit tënd që s’vdes…!

Unë tretem ngadalë në brishtësinë tënde,
I humbur n’betejën time përjetësisht
Ti mbetesh aty, mbi Tokë, me kujtimin tim gdhendur
Që si ëndërr e keqe të kujtoi
Të jesh njeri,
Thjeshtë njeri,
I mirë siç lind,
Dashurisht njeri…!

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur.

Edhe Presidenti Ilir Metavreagoi me dhimbje për humbjen e tij. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta./DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje