Bizneset offshore do të identifikojne pronarët realë brenda 2 muajve, ky është ligji i ri

Të gjithë aksionaret e kompanive të ashtuquajtura offshore (dmth origjina e aksionarëve të të cilëve është e panjohur) do të duhet të bëhen publike shumë shpejt, shkruan sot revista monitor.

Qendra Kombëtare e Biznesit ka njoftuar të gjitha subjektet, aksionet e të cilave zotërohen nga kompani offshore, që deri në 31 janar do të krijohet regjistri i pronarëve përfitues dhe më pas bizneset do të kenë dy muaj afat që të regjistrojnë të dhënat e pronarëve të tyre.

Ky njoftim, vjen pasi ligji “Për pronarin përfitues” miratuar më datë 29.7.2020 parashikon jo më vonë se data 31.1.2021, krijimin e regjistrit të pronarëve përfitues, ku do të regjistrohen të dhënat e pronarëve përfitues të subjekteve që kanë detyrimin e raportimit të tyre.

Ligji për regjistrin e pronarëve Përfitues për herë të parë në Shqipëri do të mundësojë që të identifikohen pronarët e kompanive të ashtuquajtura offshore, që zotërojnë të paktën 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues. Ligji u hartua pas kërkesave të Moneval (një mekanizëm I Komisionit Europian kundër pastrimit të parave), pasi kompanitë offshore, aksionarët e të cilëve nuk janë të identifikuar, krijonin mundësi për pastrimin e parave.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje