Biseda elektorale Rama-Erdogan për spitalin e ri të Fierit

Kryeministri Edi Rana ka nxitur sot drejt një premtimi elektoral në Shqipëri të Presidentit Erdogan. Kjo lidhet me spitalin e Fierit të cilin Presidenti turk tha se do të mbarojë para zgjedhve.

Edi Rama: Jam i lumtur që spitali rajonal i Fierit do jetë realitet. Në fakt bastet në Turqi dhe Shqipëri janë të ndaluara me ligj, nuk mund të vinim bast, por keni vënë një bast të madh President. Që do të jetë gati për 3 muaj është një bast shumë i fortë…unë do e kisha humbur me qejf në këtë rast,”- tha Rama.

Recep Tayip Erdogan: Mos të ketë merak, në Stamboll kemi ndërtuar 2 spitale me nga 1008 dhoma secilin brenda pak kohe. Duke qenë se do jetë më pak dhoma është një grimcë për ne, një grimcë po ta krahasojmë me ata të mëdhatë që kemi ndërtuar. Përjashto që do t’i pajisim dhe me aspektin teknik, makineritë e nevojshme. Dhe në spitalet tona ka nga 18 salla operacioni, atje mund të jetë më i ulët dhe nuk do kemi vështirësi. Mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punojë në Fier. Brenda një kohe të shkurtër spitali do jetë gati për të ofruar shërbimin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edi Rama: Deri në datën 7 prill, 3 muaj….ju vetë personalisht

Recep Tayip Erdogan: Do të mbarojë para zgjedhjeve (turqisht)

Edi Rama: Çfarë tha…

Përkthyesi: Do të mbarojë para zgjedhjeve

Edi Rama: Jo s’ka rëndësi zgjedhjet, puna është se do të kesh supervizorët që do të të ndjekin çdo ditë, e bëri Erdogani apo s’e bëri…ke vënë një bast shumë të madh, Inshallah po e mban…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje