Shitja pa zhurmë e Aeroportit të Rinasit, kompania e parajsave fiskale ia shet Kastratit

Kompania kineze e regjistruar ne parajasa fiskale ka shitur aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. 100% e aksioneve tashmë do të zotërohen nga Kastrati Group për 71 milionë euro, kompania me investimet me te mëdha ne vend prej disa vitesh.

Transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ndërsa marrëveshja mes Kastratit dhe grupit kinez “Real Fortress Private Limited është firmosur më 1 dhjetor të këtij viti, ku kompania shqiptare do të paguajë fillimisht 15 milionw euro si pagesë fillestare, teksa pjesa tjetër e vlerës për mbylljen e procesit.

Që prej vitit 2004 kur aeroporti menaxhohej nga gjermanët, e më pas nga 2016 ku administrimi i kaloi grupit kinez të cilët blenë aksionet e aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” qeveria bëri disa tentativa për të ndryshuar kushtet e kontratës, në mënyrë që t’u hiqe ekskluziviteti kompanive koncesionare të cilat bëheshin pengesë për hapjen e aeroporteve të tjera.

Diçka e cila u arrit pjesërisht katër vite më parë përmes një marrëveshje mes qeverisë dhe grupit kinez nderkohë që gjermanët e refuzuan vazhdimisht këtë marrëveshje.

Deri një vit më parë Aeroporti i Rinasit rezultonte një ndër sipërmarrjet me fitimet më të larta me rreth7 miliardë lekë të ardhura në fund të 2019-ës. Aeroporti i Rinas është i vetmi funksional në Shqipëri, teksa pritet që në pranverën e vitit të ardhshëm të nisë operimin edhe i Kukësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje