VIDEO/ Tmerri i qytetarëve durrsakë, bashkia ua përplas derën në fytyrë

Ish deputeti Oerd Bylylbashi ka shperndarë një video ku tregon se si trajtohen qytetarët në Durrës. Kjo eshte fytyra e qeverisjes vendore ne Durres. Si kjo eshte ne te gjithe Shqiperine, thotë Bylykbashi.

“Nje pushtet bashkiak qe nuk ka dale nga vota e popullit por eshte emeruar nga Kryeministri Edi Rama dhe ka fytyren e tij. Nuk eshte pushtet nga populli ‎dhe as per popullin. Eshte pushtet mbi popullin. I qendron mbi kurriz me taksa, gjoba, fatura afrofe sherbimesh qe nuk i marrin, vjedhje me tendera, koncensione, leje ndertimi qe po u zene frymen durrsakeve.

Askush nuk e njeh kryetaren kukull te bashkise qe kur i vjen padroni nuk guxon as te ulet ne karrigen e saj.‎ Bashkia nuk egziston per qytetaret. Bashkia nuk pyet per ta sepse jane vetem statistike dhe subjekte per tu taksuar e rrjepur. Durrsaket per bashkine e Kryeministrit nuk jane shtetas por NENshtetas, nuk kane te drejte as te ankohen.

Bashkine do t’ia shkulim nga kthetrat kesaj klike grabitqare ‎dhe do t’ia kthejme durrsakeve”, ka komentuar ai poshtë videos.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje