Shpjegon mjeku Sulcebe: Si ndikon gjenetika te covid, pse ka disa vdekje...

Shpjegon mjeku Sulcebe: Si ndikon gjenetika te covid, pse ka disa vdekje në një familje

189
0
Shares

Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka shpjeguar sonte në emisonin Opinion se gjenetika ndikon në mënyrën se si organizmi ynë i përgjigjet koronavirusit.

Ai u shpreh se ka të dhëna që personat me grupin zero kanë një prekshmëri më të vogël nga Covid, ndërkohë që një predispozitë për forma më të rënda kanë personat me grup gjaku A.

“Ata që kanë grupin zero kanë një prekshmëri  dhe një ecuri më të lehtë të sëmundjes. Grupi i gjakut A ka një predispozitë për një formë më të rëndë. Për grupin B dhe grupin AB nuk ka ndonjë të dhënë, është neutral”, u shpreh Sulçebe.

Mjeku tha gjithashtu se tashmë është e qartë që gratë e kalojnë më lehtë sëmundjen.

“Është i lidhur edhe me gjini, sepse gratë kanë dy kromozome X dhe ka shumë gene të përgjigjes imunitare që gjenden në kromozomet X, pra gratë kanë dyfishin e imunitetit përballë covid”, u shpreh mjeku, sonte në Opinion në tv Klan. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY