Zidane: Në pak kohë Realin s’do mund ta mposhtë njeri

Zidane: Në pak kohë Realin s’do mund ta mposhtë njeri

43
0
Shares

Edhe pse jo ndeshja më e mirë, Real Madrid ia doli të fitonte 0-1 në fushën e Sevilla. Ishte një autogol i portierit vendas në minutën e 55-të, që bëri që kampionët në fuqi të merrnin tre pikët që i duheshin.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane foli pas fitores ndaj skuadrës andaluziane. Gjatë fjalës Zidane vlerësoi karakterin e fortë të djemve të tij, të cilët vinin nga dy humbje radhazi: ajo ndaj Alaves në kampionat dhe kundër Shakhtar Donetsk në Champions.

Ishte një ndeshje e bukur. Vuajtëm në pjesën e dytë, por ka rëndësi të madhe të dish të vuash dhe sakrifikosh. Jam i kënaqur për djemtë, pasi ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për ta. Jemi një skuadër me karakter të fortë.

Sigurisht që nuk ndikon për mirë fakti që luajmë çdo tre ditë, por ne nuk ndalemi kurrë. Rëndësi ka të rikuperohemi fizikisht dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër. E dimë që kemi disa probleme, por kur t’i rregullojmë do e kenë të vështirë ta na mposhtin“, u shpreh trajneri francez.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY