Silva Bino shpjegon si funksionojnë testet e shpejta për Covid-19

Silva Bino shpjegon si funksionojnë testet e shpejta për Covid-19

38
0
Shares

Ditën e hënë do të nisë në Tiranë bërja e testeve të shpejta për koronavirusin.
Në një konferencë për mediat, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tregoi specifikat e këtij testi.
Ndër të tjera, Bino sqaroi se ky lloj testi bëhet kur i sëmuri ka një ngarkesë virale të lartë. Pra në 5 ditët e para të infektimit.
“Nëse kemi një person që do duhet të testohet përtej 5 ditëve të para do bëhet testimi me PCR.”
Zonja Bino theksoi se ky është një test shumë specifik dhe nuk ka nevojë të përsëritjes së tij për të konfirmuar rezultatin.
“Nëse është pozitiv është vërtet pozitiv. Për 30 minuta merret përgjigja. Lehtëson hetim epidemiologjik në kohë reale.”
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP shtoi gjithashtu se po kryen trajnime në lidhje me aplikimin e këtij testi, që ajo tha se është i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga FDA.

/DRONI/al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY