Rusia nis vaksinimin Covid, të parët që u vaksinuan

Rusia nis vaksinimin Covid, të parët që u vaksinuan

89
0
Shares

Vetëm pak ditë para se Britania rë fillojë vaksinimin e Covid, Rusia ka filluar vaksinimet e para në popullsi të vaksinës Sputnik. Të parët që u injektuan me vaksinën vendase si pjesë e një programi vullnetar për krijimin e imunitetit nga COVID-19 ishin mësuesit

Vaksinimi i mësuesve, stafit shëndetësor dhe punonjësve socialë të moshave 18-60 vjeç u bë pa humbur kohë me urdhër të Presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha që në vazhdim do të prodhohen 2 milionë doza të vaksinës.

Vaksinimi në vazhdim do të bëhet duke prenotuar takimet përmes një shërbimi online.

Sputnik 5 është një nga dy vaksinat e aprovuara për përdorim masiv në Rusi, por që ende nuk ka përfunduar fazën e tretë e eksperimenteve.

Sputnik, e cila përbëhet nga dy doza, thuhet të ketë një efektshmëri prej 92% dhe nuk shkaktonte efekte anësore.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY