Rastet me Covid në Itali 10 herë më të larta seç janë...

Rastet me Covid në Itali 10 herë më të larta seç janë raportuar thotë studimi

54
0
Shares

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Kombëtar i Athinës rastet me koronavirus në Itali mund të jenë deri 10 herë më të larta se ato që janë raportuar.

Sipas studimit data në të cilën me shumë mundësi pandemia është shfaqur në Itali për herë të parë është 14 Janari i vitit 2020, dy javë para shfaqjes zyrtare së dy turistëve kinezë të cilët rezultuan pozitivë në Romë dhe pesë javë para se të konfirmohej rasti i parë në Lombardi më 21 Shkurt 2020.

Numri i rasteve reale ku përfshihen edhe ato asimptomatikët mund të jetë 10 deri 15 herë më lartë se sa janë regjistruar zyrtarisht raportohet nga Agjencia e Lajmeve të Athinës.

Studimi është kryer në bashkëpunim nga Athanasios Tsakris, profesori, drejtori i Laboratorit të Mikrobiologjisë të Shkollës Mjekësore të Athinës dhe zv-rektori i EKPA Athanasios Tsakris dhe Klios Anastassopoulou profesorit të asociuar me ekipin kërkimor të Konstantinos Siettos.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY