Projeksioni i KQZ, emigrantët votim me postë

Projeksioni i KQZ, emigrantët votim me postë

250
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund te marre vendim qe emigrantët te votojne permes postës.

Ende nuk ka nje konfirmim zyrtar por nje raporti i publikuar sot nga gazetarja e abcanews, Esiona Konomi, thuhet se edhenose ka rrisqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha kohë e pa mjaftueshme për ti kryer të gjitha proceset e nevojshme, votimi me poste mbetet opsioni me i sigurt.

“KQZ, duke marrë në konsideratë kushtet e Shqipërisë (shtrirjen gjeografike të diasporës, afatet kohore në dispozicion, shërbimi postar, mungesën e sistemeve të zhvilluara teknologjike, vlerëson se më i përshtatshëm për tu zbatuar aktualisht në vendin tonë, është metoda e votimit nga jashtë përmes postës dhe shkarkimit i fletës së votimit online në faqen e KQZ-së. Grupi i Punës velerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës), si në zgjidhje afat-shkurtër”, raporton abcnews.

Në këtë mënyrë, grupi i punës ka hedhur poshtë idenë e votës nëpër ambasada për shkak të numrit të kufizuara të selive tona diplomatike nëpër botë, si dhe ka përjashtuar votimin online, pasi ai është i pasigurt.

emigrantët, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania. Më pas, ai duhet të hyjë në portalin e KQZ dhe të dërgojë një kërkesë ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e komisionit bën verifikime dhe e njofton emigrantin nëse e drejta e tij për të votuar është pranuar.

Në këtë rast, emigrantët grupohen në një regjistër të posaçëm, dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fletën e votimit, zgjedhësi jashtë vendit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së, dhe pasi e plotëson, e dërgon përmes postës në Shqipëri raporton abcnews./DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY