OFL shkon ne Tropoje e Kukes, kush jane emrat qe duhet te...

OFL shkon ne Tropoje e Kukes, kush jane emrat qe duhet te plotesojne formularet

140
0
Shares

OFL ka dërguar formularët për deklarimin e pasurisë 6 personave në Tropojë dhe në Kukës, njofton policia e Shtetit.

Të dënuarit që u ka shkuar formulari i vetëdeklarimit janë: Lavdrim Pepkolaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Arbër Doçi, banues në Tropojë, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

Amarildo Danjolli, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Kastriot Brahaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Ilirjan Nezaj, banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Të gjashtë këta persona, do të duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve.

Njoftimi i policise:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

L. P., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

A. D., banues në Tropojë, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”;

B. M., banues në Tropojë, i dënuar në Itali për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A. D., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

K. B., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

I. N., banues në Tropojë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY