Morën ryshfete nga bizneset, ish-drejtori i Tatimeve Korçë dhe punonjësi përfundojnë në...

Morën ryshfete nga bizneset, ish-drejtori i Tatimeve Korçë dhe punonjësi përfundojnë në gjyq nga SPAK

91
0
Shares

Ish-drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore të Korçës, Thoma Tontonozi dhe ish-punonjësi i Drejtorisë Rajonale  të Korçës Stjuart Bardhoshi janë dërguar në gjyq të akuzuar për korrupsion pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Me anë të një njoftimi SPAK deklaron se të pandehurit kanë bashkëpunuar dhe kanë kërkuar e kanë marrë përfitime materiale për të mos ushtruar kontrolle tatimore në subjekte private që ushtrojnë aktivitete tregtare në qytetin e Korçës.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.213 viti 2020, në ngarkim të të pandehurit Thoma Tontonozi ish Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë dhe Stjuart Bardhoshi ish punonjës në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë. 

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, të pandehurit Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera u provua se të pandehurit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të parregullta, me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës. 

Në datën 04.11.2020 çështja penale në ngarkim të të pandehurve Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” njofton SPAK.

Kujtojmë se Drejtori i Tatimeve në Korçë, Thoma Tontonozi dhe punonjësi Stjuart Bardhoshi janë arrestuae më 27 gusht të këtij viti pas provave të siguruara nga SPAK.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY