Gjobiten 571 qytetarë në 24 orët e fundit, u kapën pa maskë

Gjobiten 571 qytetarë në 24 orët e fundit, u kapën pa maskë

28
0
Shares

Policia e shtetit ka gjobitur gjate 24-orëve të fundit 571 qytetarë që janë kapur pa maskë, në kuadër të masave mbrojtëse anti-Covid. Brenda një dite, me 3,000 lekë janë gjobitur 571 qytetarë që janë kapur duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Njoftohet se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit. Pasi e kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me 3.000 lekë gjobë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve në terren për zbatimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm nga të infektuarit me COVID-19, janë evidentuar 5 qytetarë që kanë shkelur rregullat e vetëkarantinimit. Ata janë ndëshkuar me 700.000 lekë gjobë secili. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 18 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme. Ata janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

/DRONI/al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY