Elbasan / Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku, Engjëll Dakli

Elbasan / Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku, Engjëll Dakli

71
0
Shares

Koronavirusi i merr jetën ish-kryebashkiakut të Elbasanit Engjëll Dakli.Ai nuk mundi që të fitonte betejën me Covid-19.
Dakli po kurohej në Turqi pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë sot, në moshën 66-vjeçare.
Engjëll Dakli ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000.

Ish kryeministri Aleksander Meksi ka shprehur ngushellimet e tij per kete humbje. Dakli punoi si minister ne kabinetin e Meksit per dy vite.

“Me hidhërim të thellë njoftoj miqtë e mi se ka ndërruar jetë Enjgjëll Dakli, një njeri në kuptimin e plotë të fjalës, i ndershëm në jetë e në punë ,specialist i aftë në fushën e tij si inxhinjer e në termoenergjitik, fjalëpak e modest. Ishte një demokrat real që e deshte përparimin e vendit.

Jam njohur me të kur ishte deputet (1992-1997), por sidomos kur u bë pjestarë i Qeverisë si Ministër i Punë, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politik (4.12.1994-!!.7.1996). Për mua e kreu me përkushtim, e ndershmëri e më së miri atë detyrë në ato kohë të vështira. E vazhdoj veprimtarinë politike e administrative si kryetar i Bashkisë së Elbasanit (1996-2000) e më vonë në detyra të tjera sipas profesionit të tij.
Gjatë viteve e kam takuar shpesh e bisedonim me qejf e kënaqësi.
Koha kalonte e unë e kujtonja shpesh për një episod, sipas meje të dhimbshëm. Një ditë diku pas 2005 më telefonoi e më tha se deshte diçka prej meje…e lamë takimin e duke pi kafe folëm pë gjithçka por e pash se nuk po më thoshte çfarë deshte prej meje dhe e pyeta.
Me shumë vështirë duke ju dridhur zëri e me sytë ulur më kërkoi një rekomandim që të mund të punonte në një nga Ministritë (e PD) si specialist . Kur mbaroi ishte thuajse i përlotur i thashë i emocionuar , për ta qetësuar, se a pi ujë firma ime…, e qetësova dhe e kryem si i duhej atij. Këtë episod e kujtoj shpesh kur flitet për vlerësime e për kontribute dhe ishte mendimi i parë pas hidhërimit e trishtimit nga lajmi i kobshëm për vdekjen e tij.
Ngushullime të përzemërta familjes Dakli !!!”, ka postuar ish kryeministri Meksi ne rrjetet sociale.

/DRONI/al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY