Devoll/ Rrafshuan pyllin me sëpata, 6 persona në dorë të policisë

Devoll/ Rrafshuan pyllin me sëpata, 6 persona në dorë të policisë

69
0
Shares

U kapën duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohen penalisht gjashtë shtetas.
Procedohet​ edhe një inxhinier pyjesh, i cili dyshohet se shpërdoroi detyrën duke shmangur kontrollin e njërit prej mjeteve. Bllokohen mjetet që kryenin transportin dhe sasia e lëndës drusore.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Korçë dhe në zbatim të planit të masave për parandalimin e goditjen e krimeve mjedisore, në vijim të kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Komisariateve të Policisë Pogradec dhe Devoll goditën katër raste të tjera. Në vijim të veprimeve filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
Xh. Ç., 40 vjeç dhe F. M., 52 vjeç, banues në Pogradec. Shtetasi XH. Ç., është kapur pranë fshatit Vërdovë, Pogradec, duke transportuar me mjetin kamion tip “Ifë”, 7 m3 lëndë drusore të llojit pishë, pa leje, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi F. M., me detyrë inxhinier pyjesh, dyshohet se ka lëshuar vërtetim për transportin, pa kryer kontrollin e lëndës drusore.
M. Sh., 29 vjeç dhe G. Sh., 64 vjeç, banues në fshatin Stropckë, Pogradec, të cilëve gjatë kontrollit të ushtruar në këtë fshat, iu gjetën e sekuestruan në total 23 m sterë, dru zjarri, pa dokument shoqërues, sasi e cila dyshohet të jetë prerë pa leje nga këta shtetas.
Gjithashtu edhe shtetasit I. Z., 62 vjeç, A. L., 29 vjeç dhe E. B., 20 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, u kapën në këtë fshat, duke transportuar me mjetin tip traktor, trupa pishe, pa lejen përkatëse, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI/al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY