COVID/ Humb jeten ish deputeti dhe ish ministri Marko Bello

COVID/ Humb jeten ish deputeti dhe ish ministri Marko Bello

146
0
Shares

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello  u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, ndersa ishte infektuar me Covid dhe kurohej në një spital në Turqi.

Marko Bello ka qenë deputet në Kuvend që nga viti 2001-2013. Gjatë karrierës së tij politike Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Ndërsa gjatë viteve 1997-2000, 59 vjeçari ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.

Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes!

Ngushëllimet më të ndjera!

Përherë i paharruar në kujtimet tona!

LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!”, shkruan me dhimbje Presidenti Meta.

Lidhur me këtë lajm tragjik ka reaguar dhe ish-deputeti socialist Namik Dokle.

“LAJM I MESNATES!!! Sa i trishte! Sa i pabesueshem ky lajm i mesnates per vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende te gjashtedhjetat, na e mori covidcolera! C’behet keshtu? Po na behet fejsbuku varreze!!!

Lamtumire, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurre buzeqeshjen tende te pandare, shakane tende mbushur me miresi…”, shkruan Dokle në postimin e tij.

Për këtë ndarje të parakohshme të Bellos ka reaguar dhe presidenti Meta, i cili shkruan se mëngjesi e sotëm e ka gjetur të tronditur nga ky largim.

“Sa shumë dhimbje nga kjo ikje e parakohëshme e një miku, bashkëpunëtori, kolegu, intelektuali aktiv, qytetari model e familjari shembullor!

Zoti ju dhëntë forcë Silvanës, fëmijëve e të afërmve për këtë humbje kaq të madhe, që na tronditi të gjithëve këtë mëngjes! Ngushëllimet më të ndjera! Përherë i paharruar në kujtimet tona! LAMTUMIRË I SHTRENJTI YNË MARKO BELLO!”, shkruan Meta në postimin e tij.

“Nje lajm i kobshem ikja jote Marko! Na preve krahet. Shok qysh ne Gjuhet e Huaja e pastaj si koleg ne grupin parlamentar te PS. Diplomat, pedagog, politikan e mbi te gjitha shok me nje buzeqeshje tere jete! Lamtumire!”, shkruan Petro Koçi, zëvendës ministër i mbrojtjes. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY