Basha: Kukësi është në krye të listës së papunësisë dhe varfërisë

Basha: Kukësi është në krye të listës së papunësisë dhe varfërisë

31
0
Shares

Nga një punishte artizanati në Kukës, ku shkoi për të dëgjuar problemet e pronares së biznesit, Lulzim Basha hodhi akuza ndaj qeverisë.
“Kosova ka gjysmën e buxheti të Shqipërisë dhe prapëseprapë ka ndarë paketën e parë, të dytë, të tretë…Maqedonia po ndan të katërtën. I vetmi vend me ndihmën më të ulët ekonomike në Europë mbetëm ne dhe kjo ka shkaktuar një vuajtje dhe dhimbje të jashtëzakonshme dhe ju e dini vete, se Kukësi është në krye të listës së papunësisë dhe varfërisë.

Në këto kushte qeveria duhet të ndihmojë, se qesja po zgjidhet vetëm për një grusht njerëzish që po marrin paratë dhe taksat e shqiptarëve ndërkohë që shumica njerëzve nuk po marrin asgjë në këtë kohë. Kjo është e papranueshme, njerëzit e punës duhet mbështetur.

Rruga e vetme për t’i dalë përpara kësaj te keqeje është ajo që kemi propozuar prej marsit. Paketa ndihme dhe financiare për të gjithë familjet në nevojë, veçanërisht për biznesin.

Dua të të jap kurajo ty dhe në veçanti të gjitha zonjave sipërmarrëse të Kukësit e të gjithë Shqipërisë faleminderit ju që jeni shembull i punës, inovacionit dhe kurajos dhe ju them se të keni shpresë dhe besim se gjërat do të ndryshojnë, do të keni një qeveri në krahun tuaj! Dhe prioriteti i asaj qeverie, i qeverisë së ardhshme, prioriteti im do të jetë ndihma direkte për familjet në nevojë dhe sipërmarrjen”, – u shpreh Basha.

/DRONI/al l.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY