Zhupa: E fundit në rajon për përgjigje të tamponëve, qeveria ka dështuar...

Zhupa: E fundit në rajon për përgjigje të tamponëve, qeveria ka dështuar në menaxhimin e pandemisë

23
0
Shares

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar një video  që dëshmon dështimin me menaxhimin e pandemisë. Shqipëria përveçse rezulton e fundit në rajon për numrin e tamponëve për popullsinë është e fundit edhe për kohën e përgjigjes së tamponit për testin COVID-19.

Mungesa e përgjigjeve në kohë të tamponëve bën që të të infektuarit të mos kenë mundësi të reagojnë në kohë me terapi dhe rë mos karantinohen thotë Zhupa.

“Jo vetëm të fundit në rajon për numrin e tamponëve për popullsinë por edhe të fundit për vonesën e përgjigjes së testit!

Dëshmitë e personazheve të njohur tregojnë qartë se sa me vonesë ju merret tamponi dhe ju vjen përgjigjia. Reagimi në kohë ndaj covid 19 është një nga faktorët kyç në suksesin e të mundjes së pandemisë. Reagimi në kohë me terapi ndihmon pacientin për ta kaluar më shpejt dhe më lehtë infektiminin por edhe që mos të përhapet pasi ndërkohë që nuk ka përgjjgje pacientët nuk janë në karantinë.

Por Rama dhe qeverisja e tij nuk do tja dijë për shëndetin e qytetarëve, nuk do tja dijë për jetët e humbura nga keqmenaxhimi i sistemit shëndetësor. Paratë nuk çohen për teste, për staf mjekësor por për luks, incenerator, tendera sekret, PPP fantazëm.”

Jo vetëm të fundit në rajon për numrin e tamponëve për popullsinë por edhe të fundit për vonesën e përgjigjes së…

Posted by Ina K. Zhupa on Thursday, December 3, 2020

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY