Kërcënoi bashkëatdhetarin, policia italiane ndjek me makinë shqiptarët

Kërcënoi bashkëatdhetarin, policia italiane ndjek me makinë shqiptarët

44
0
Shares

Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Casaluce të Itali pas një ndjekje ku pati edhe shkëmbim zjarri. Uniformat blu u vunë në ndjekje të tij pasi një natë më parë një tjetër shqiptar kishte denoncuar se ishte kërcënuar nga 21-vjeçari më se një herë në një piceri të Frignaos.

Mediat italiane raportojnë që ai i tha policisë se pranë shtëpisë së tij kishte parë shqiptarin me një person tjetër brenda një automjeti. Oficerët nisën menjëherë hetimin për të gjendur vendndodhjen e makinës.

Sapo panë policinë dy personat u larguan me shpejtësi. Blutë u vunë në ndjekje të tyre dhe sapo arritën në Komunën e Teverolas mes tyre pati shkëmbim zjarri. Ndjekja mori fund kur makina me të cilën udhëtonte 21-vjeçari u përplas me atë të policisë. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk pati të lënduar ndërsa dy personat u vunë në pranga.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY