Gara për në Kushtetuese/ Gjykata e Apelit rrëzon padinë e juristit që...

Gara për në Kushtetuese/ Gjykata e Apelit rrëzon padinë e juristit që u përjashtua dy herë nga gara

60
0
Shares

Gjykata e Apelit Administrativ ka rrëzuar padinë e Eugen Papandiles kundër Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pasi u përjashtua dy herë nga gara për në Gjykatën Kushtetuese.

Juristi çoi fillimisht përjashtimin e tij nga gara në Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila shfuqizoi vendimin e KED-së dhe e riktheu sërish në garë.

Më 23 nëntor, KED e përjashtoi sërish Papandiles nga konkurrimi, duke theksuar se kandidati kishte mangësi ligjore për të garuar. Papandile e çoi sërish vendimin në Gjykatën e Apelit, por sot padia e tij u rrëzua.

Ndërkohë për zëvendësimin e Besnik Muçit në Gjykatën Kushtetuese aktualisht janë dy kandidatë në garë, noterja Sonila Bejtja dhe avokati Altin Binaj.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY