Ekzekutimi ne Dukat, detaje te reja nga vrasja, policia zgjeron zonen e...

Ekzekutimi ne Dukat, detaje te reja nga vrasja, policia zgjeron zonen e kerkimit te provave

78
0
Shares

I riu Benjamin Boshani dyshohet se është vrarë një orë e gjysmë përpara se të merrej njoftimi. Mendohet se atentati është kryer rreth orës 19:30 te dites se djeshme.

Policia këtë mëngjes ndodhet sërish në vendngjarje duke rritur perimetrin e sigurisë me qëllim gjetjen e ndonjë gjurme të mundshme që mund të vijë apo zbardhë detaje rreth autorëve apo autorit.

Autorët i kanë zënë pritë të riut 27-vjeçar dhe ishin të sigurt që do të kalonte në këtë rrugë. Ata madje janë fshehur pas pemëve për të vënë në zbatim planin e tyre.

Në drejtim të mjetit të Benjamin Boshanit janë derdhur 15 plumba kallashnikovi, ndërsa 8 prej tyre e kanë goditur në trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Gazetari i News 24 zbuloi se i riu kishte ndërruar jetë në momentin që një banor i zonës e pikasi brenda makinës së tij.

Deri më tani policia ka shoqëruar 7 persona të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ende nuk dihet cilët janë autorët.

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për pazare droge, duke u nisur edhe nga fakti që i riu kishte bërë burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike.

27-vjeçari Benjamin Boshani i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Vlorë ka qenë në burg në Belgjikë./DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY