Zamaj: Kemi siguruar 360 mijë vaksina nga OBSH, duhen vaksinuar 1.2 milionë...

Zamaj: Kemi siguruar 360 mijë vaksina nga OBSH, duhen vaksinuar 1.2 milionë banorë

38
0
Shares

Armend Zemaj, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, ka thënë se Kosova ka siguruar 360 mijë vaksina nga OBSH-ja. I ftuar  emisionin “Pressing” të T7, Zemaj ka treguar si do të sigurohet pjesa tjetër e vaksinave.

Ai theksoi se 20% të vaksinave që nevojiten në për Kosovë, do të sigurohen falas nga OBSH-ja dhe që 1.2 milionë banorë të Kosovës duhet të vaksinohen.

“Aktualisht vaksina është në testim shkencor. Ne kemi shpreh interesimin tonë, jo vetëm përmes OBSH-së. Kjo organizatë na ka futur në programin e 20% falas, nga blerja që vaksina e ka të siguruar. Mbetet që ta sigurojmë vaksinën në tërësi për të gjithë.

Rreth 1.2 milion banorë në Kosovë duhet të vaksinohen sipas llogaritjeve tona. 360 mijë janë të siguruara. Për pjesën tjetër kemi biseduar me UNICEF’in.

Ne do të bëhemi edhe pjesë e blerjes njëjtë si shtetet tjera”, tha Zemaj.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY