LAJMI I FUNDIT/ Te gjitha infektimet dhe viktimat ne 24 oret e...

LAJMI I FUNDIT/ Te gjitha infektimet dhe viktimat ne 24 oret e fundit

325
0
Shares

Ka pasur 832 raste te reja me covid nga 2176 testime ne te gjithe vendin nderkohe qe 12 paciente kane humbur jeten.

Numri i te infektuarve eshte rritur me rreth 30 per qind krahasuar me dje.

Te gjitha detajet:

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 12 viktima nga koronavirusi, ndërsa 832 janë të infektuarit që janë zbuluar nga 2176 testimet që janë bërë në të gjithë vendin.  535 janë të shëruarit ditën e sotme.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini.

Sot janë kryer 2.176 testime, prej të cilave 474 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 832 qytetarë. Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki:

430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.384 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 506 pacientë, 39 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19.

COVID-19 – Statistika (01 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 832
Të shëruar ne 24 orë 535
Të shtruar në spitale 506
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 2.176

Testime totale 192.620
Raste pozitive 39.014
Raste të shëruara 19.384
Raste Aktive 18.808
Humbje jete 822

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9827
Durrës 1360
Elbasan 831
Fier 1455
Korçë 999
Vlorë 959
Shkodër 892
Lezhë 725
Berat 606
Kukës 409
Dibër 211
Gjirokastër 534. /DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY