Percaktohet numri i zonave te administrimit zgjedhor, do jene 92

Kqz e re komisioni rregullator

Komisioni Rregullator ne KQZ ka ndryshuar sot numrin e zonave te administrimit zgjedhor, nje nder ndryshimet me thelbesore te struktures zgjedhore.

Komisioni Rregullator miratoi ngritjen e 92 Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021, gjate nje mbledhjeje te zhvilluar online kete paradite.

“Sipas informacionit të ardhur nga DPGJC për numrin e shtetasve me të drejtë vote dhe kritereve përngritjen e ZAZ-ve, lindi nevoja për ndryshimin e Zonave të Administrimit Zgjedhor, pasi numri i shtetasve me të drejtë vote në ZAZ nr. 58 të Bashkisë Fier si dhe në ZAZ nr. 64 të Bashkisë Berat, e kalon kufirin e përcaktuar nga Kodi Zgjedhor.
Numërtimi i ZAZ do të bëhet me anë të një numri dy shifror duke filluar me 01, duke siguruar përputhshmëri të numërtimit unik kombëtar të zonave të qendrave të votimit me numërtimin e ZAZ-ve, kuZAZ-ja nr. 01 duhet të përmbajë zonat me numërtim fillestar të qendrave të votimit.
.Për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021, 50 bashki që kanë më pak se 80 mijë shtetas me të drejtë vote përbëhen nga një (1) ZAZ, ndërsa 11 bashki që kanë më shumë se 80 mijës shtetas me të drejtë votepërbëhen nga më shumë se një (1) ZAZ”, thuhet ne nje njoftim te KQZ.

Zonat e Administrimit Zgjedhor miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvëndit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje