Po luante me pistolete ne biznesin e tij, plagoset pronari i karburantit

Po luante me pistolete ne biznesin e tij, plagoset pronari i karburantit

121
0
Shares

Një person u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme në rreth-rrotullimin e Poshnjes në Urë-Vajgurore pranë karburantit në pronësi të të plagosurit Irfan Azizi. I plagosuri eshte vetr Irfan Azisi.

Mësohet se 37-vjeçari ka qënë duke u tallur me punëtorët me armë në dorë dhe pistoleta i është shkrepur pa dashje. Gazetarja e Fax News Mimoza Sinanaj, raporton se Azizi ka marrë plagë të thella në dorë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratiti,ku ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Azizi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë të kriminalistikës,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, që janë punonjësit e turnit të natës në karburant Azizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY