KORCE/ Procedim penal per 9 persona, prene pyllin per dru zjarri

KORCE/ Procedim penal per 9 persona, prene pyllin per dru zjarri

115
0
Shares

Gjatë muajit nëntor, u proceduan penalisht nga policia e Korces 9 shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve.

Sekuestrohet sasi lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, gjatë muajit Nëntor, kanë evidentuar dhe goditur 8 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

E. Xh., 29 vjeç; Xh. Ç., 21 vjeç; S. M., 57 vjeç; D. H., 35 vjeç; M. M., 25 vjeç; S. B., 73 vjeç; B. J., 38 vjeç; A. Ç., 52 vjeç dhe M. Ç., 37 vjeç.

Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatrat Gjonomadh-Korçë; Dardhas-Pogradec; Vithkuq-Korçë; Arrëz-Devoll; Ersekë; Sovjan dhe Podgorie-Maliq, duke transportuar me mjete të ndryshme, si edhe poseduar në një ambient të tregtimit të drurit, sasi lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, e cila iu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia e Korces. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY