Covid përhapet kudo në Vlorë. Numri dhe institucionet ku u raportuan rastet...

Covid përhapet kudo në Vlorë. Numri dhe institucionet ku u raportuan rastet e shënuara

28
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 545 raste të reja në 24 orët e fundit, nga të cilat 40 në Vlorë. Rastet e raportuara përfshijnë individë nga institucione të ndryshme të qytetit bregdetar.

Një jurist i përmbarimit publik dhe një sekretar pranë gjykatës së Apelit Vlorë janë midis të infektuarve.

Dy të prekur të tjerë janë kujdestarë pranë shtëpisë së Fëmijës në Vlorë edhe 6 mësues që punojnë në dy shkolla të ndryshme fshati.

Pozitive ka rezultuar edhe një edukatore në kopësht. Ndërsa në sektorin privat janë prekur dhe dy ekonomistë dhe një person në Call Center.

Pranë qendrës së naftës në Gorisht dhe një nxënës në shkollë jo publike kanë rezultuar pozitivë gjithashtu. Pjesa tjetër e raste pozitive janë kryesisht raste kontakti dhe pensionistë.

e.h/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY