Basha nderon Adem Jasharin në ditën e lindjes

Basha nderon Adem Jasharin në ditën e lindjes

45
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nderuar ne pervjetorin e lindjes se tij komandantin Adem Jashari.

”Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor.

8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.

Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar.

Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari”, ka deklaruar Basha ne lidhje me kete evenimwnt.

8 vjet me pare Bashkia e Tiranes qe drejtohej nga Basha vendosi statujen e Adem Jasharit ne sheshin me emrin e tij ne nje nga rruget kryesore te Tiranes. /DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY